Veseli për vrasjen e policit në Istog: E gjithë Kosova ndjen dhimbje për humbjen e këtij heroi të ligjit

27.12.2018 18:59:34

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë se ndjehet i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës.

Veseli përmes një statusi në Facebook, ka thënë se ai ka ra në krye të detyrës duke mbrojtur jetën e tij dhe qytetarëve.

” Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e policit Izet Demaj, në Istog. Ai ra në krye të detyrës, duke mbrojtur me jetën e tij qytetarët dhe pronën e tyre. Në këto momente të rënda, e gjithë Kosova ndjen dhimbje për humbjen e këtij heroi të ligjit”, ka shkruar Veseli.