Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka mbështetur sulmin ushtarak ndaj Sirisë, të ndërmarrë nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca.
Veseli, përmes një postimi në Facebook, pamjet e përdorimit të armëve kimike i ka quajtur tronditëse.
“Kosova dhe populli i saj e mbështetë fuqishëm nismën ushtarake të Shteteve të Bashkuara në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, kundër regjimit diktatorial të Asadit”, ka shkruar Veseli.
“Imazhet e fundit të përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve kanë qenë tronditëse për gjithë botën e civilizuar. Populli i Sirisë meriton të jetojë në paqe”.
“Kjo ndërhyrje duhet të jetë fillimi i një ndërhyje ushtarake që përfundon me paqe për popullin e Sirisë”, ka shkruar ai.