Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka përkujtuar Mehë Ukën në 20 vjetorin e rënies së tij.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai thotë se Uka ishte njëri prej veprimtarëve më të përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e saj.
Ja postimi i tij:
Para 20 vjetësh, Kosova humbi njërin prej veprimtarëve më të përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e saj.
Rënia e Mehë Ukës ishte goditje e madhe për lëvizjen tonë kombëtare.
Kujtimi për Mehën do të jetë i paharruar, kurse nderimi më i madh që mund t’ua bëjmë atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë është ta zhvillojmë Kosovën.






































