Veseli rikonfirmon premtimin: Nga 100 mijë euro futbollistëve të Kosovës nëse kualifikohen

03.10.2016 17:40:39

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot futbollistët e Kombëtares së Kosovës në futboll në stërvitjen e parë të mbajtur në stadiumin e Ferronikelit në Drenas.

Me këtë rast, Veseli e ka ripërsëritur premtimin se nëse Kosova arrin të kualifikohet në Botërorin “Rusia 2018”, secili futbollist do të merr shpërblim prej 100 mijë eurosh, transmeton.

Po ashtu Veseli është shprehur i bindur se Kosova do të triumfojë kundër Kroacisë në ndeshjen e së enjtes në “Loro Boriçi” të Shkodës.

Ai po ashtu ka thënë se do të jetë i pranishëm në këtë ndeshje, të dytën për Kosovën, pas barazimit historik kundër Finlandës në Turku.