Veseli takon diasporën shqiptare në Kroaci

08.02.2018 15:40:38

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës së tij në Kroaci, ka theksuar se ka takuar diasporën shqiptare atje. 

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se kjo është njëra nga vizitat më të mira që e ka zhvilluar atje, duke theksuar se i ka pëlqyer shumë organizimi i “bashkatdhetarëve atje dhe vullneti i tyre për t’i forcuar lidhjet me Kosovën”.

“Komuniteti shqiptar në Kroaci është i fuqishëm ekonomikisht dhe punëson mijëra persona. Ata shprehën gatishmërinë të gjejnë mënyra që bizneset e tyre t’i shtrijnë edhe në Kosovë”, ka shkruar Veseli.