Veseli udhëton në SHBA,merr pjesë në lutjet e mëngjesit

31.01.2017 21:07:51

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas qëndrimit të tij në Itali, ku mori pjesë në Forumin Ekonomik për Kosovën, ka udhëtuar sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në SHBA, Kryeparlamentari Veseli do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, organizim ky tradicional, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës.

Kryeparlamentari Veseli është lideri më i lartë shtetëror i Kosovës që sivjet përfaqëson vendin në Lutjet e Mëngjesit në SHBA.