Veseli: Ura e Ibrit t’i shërbejë të ardhmes e jo të kaluarës

14.08.2016 15:13:08

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka theksuar sot se rivitalizimi I urës mbi Ibër në Mitrovicë, përbën një hap pozitiv në funksion të procesit I cili duhet të përfundojë me hapjen e plotë të urës.

Sipas tij kjo urë duhet t’i shërbejë të ardhmes dhe jo të kaluarës, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Revitalizimi i Urës mbi Ibër në Mitrovicë, ndonëse i vonuar, përbën një hap pozitiv në funksion të procesit i cili duhet të përfundojë me hapjen e plotë të Urës. Ajo duhet t’i kthehet qytetit dhe jetës së qytetarëve mitrovicas, t’i shërbejë së ardhmes dhe jo të së kaluarës.