Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar gjithë besimtarët mysliman me rastin e fillimit të muajit të shenjt të Ramazanit.
Në një status të publikuar në facebook, Veseli tha se Ramazani është muaji i vlerave të larta shpirtërore.
”Të gjithë besimtarëve myslimanë në Republikën e Kosovës ua uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ramazani është muaji i vlerave të larta shpirtërore të njeriut, paqes, dashurisë, humanizmit dhe solidaritetit.
Përmes agjërimit dhe besimit te Zoti ne i bëjmë edhe më të fuqishme këto vlera në shoqërinë dhe shtetin tonë të pavarur e sovran. Urime!”






































