Veseli uron homologun maqedon për Ditën e Republikës

02.08.2016 16:36:44
Kryetari Veseli uron homologun maqedonas, Veljanoski, për Ditën e Republikës së Maqedonisë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka dërguar një urim kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski me rastin e Ditës së Republikë së Maqedonisë.

Në urimin e tij Veseli ka theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve të vazhdojë dhe do të pasurohet me iniciativa të reja.

“Pasi që kjo është një datë historike për kombin Tuaj, ju uroj Juve, vendit Tuaj dhe qytetarëve sukses, harmoni dhe mirëqenie. Ju siguroj që Republika e Kosovës, fuqimisht beson që bashkëpunimi midis vendeve tona do të vazhdojë të zhvillohet dhe do të pasurohet me iniciativa të reja për promovimin e demokracisë, paqes dhe mirëqenies për vendet tona”, thuhet ndër të tjera në urimin e kryetarit Veseli.