Veseli uron veteranët për ditën e tyre dhe miratimin e ligjit, i cili sipas tij afirmon vlerat e luftës

30.12.2016 23:23:14

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook, i ka uruar veteranët e luftës për “Ditën e Veteranit”.

Kryekuvendari a thënë se “me çlirimin e Kosovës, veteranët nuk e kanë thënë fjalën e tyre të fundit. Tash, ata janë pjesë aktive e shtetndërtimit, fuqizimit të shtetit ligjor, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik”.

Postimi i plotë i Veselit:

“Sot, në “Ditën e Veteranit”, urimet më të mira për ta. Ligji i ri do të afirmojë vlerat e luftës sonë çlirimtare”. i ka uruar veteranët e luftës për “Ditën e Veteranit.
Me çlirimin e Kosovës, veteranët nuk e kanë thënë fjalën e tyre të fundit. Tash, ata janë pjesë aktive e shtetndërtimit, fuqizimit të shtetit ligjor, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik.

Sot, në “Ditën e Veteranit”, urimet më të mira për ta. Ligji i ri do të afirmojë vlerat e luftës sonë çlirimtare” (sic.), ka shkruar Veseli.