Veseli vizitë në universitet, uron fillimin e vitit të ri akademik

03.10.2016 13:43:48

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, me rastin e vitit të ri akademik 2016/2017, ka vizituar studentët që filluan për herë të parë studimet në Universitet.

Ai ka shpalosur urimin e tij në një postim në Facebook.

“Sot isha pranë mijëra studentëve që për herë të parë nisin jetën studentore. Pas çlirimit, institucionet tona janë fokusuar kryesisht në ndërtimin e infrastrukturës bazike dhe garantimit të qasjes në Universitet. Tanimë, duhet të përqëndrohemi tek cilësia, tek hulumtimi shkencor, shkathtësitë e transferueshme, teknologjia e avancuar dhe përshtatshmëria e shkollimit me kërkesat e tregut të punës. Vetëm kështu, mund të kemi burime njerëzore konkurruese, të duhura për të nxitur zhvillimin e vendit. Urimet më të mira për Vitin e ri akademik!”, ka shkruar ai.