Vetëdorëzohet shqiptari nga Kosova, vrau polakun dhe plagosi shokun

Vetëdorëzohet shqiptari nga Kosova, vrau polakun dhe plagosi shokun

15.12.2016 20:33:03

Pas disa ditësh në arrati është dorëzuar pranë autoriteteve austriake shqiptari nga Kosova, i cili akuzohet për vrasjen e një polaku dhe plagosjen e shokut të këtij të fundit.

Ngjarja në fjalë ndodhi më 9 dhjetor në një lokal në Vjenë të Austrisë. Mediat austriake raportojnë se kosovari, 33 vjeç është dorëzuar në policinë e Van-der-Nüll-Gasse në Favoriten, i shoqëruar me një avokat.

Dyshohet se kosovari ka therur ata me thikë. Dyshohet se ‘molla’ e sherrit ishte bërë një kameriere, shqiptari kishte qëlluar me thikë dy persona, ku për pasojë një 34-vjeçar humbi jetën. Menjëherë pas ngjarjes, ai mundi të arratisej, ndërsa për të u lëshua një flet-arrest ndërkombëtar