Veteranët e mbështesin formimin e Ushtrisë

08.03.2017 16:47:45
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka dal në mbështetje të iniciativës së presidentit,  Hashim Thaçi për formimin e Ushtrisë.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i OVL-UCK-së, Hysni Gucati përmes një postimi në profilin  tij në “Facebook”, transmeton lajmi.net

“Sa i përket ndryshimit të misionit të FSK-së, kryesia e ngushtë e OVL UÇK-së, e përkrah iniciativën e Presidentit Hashim Thaçi, dhe kërkon nga subjektet politike që të jenë të bashkuar rreth këtij qëllimi, pra ndryshimin e ligjit për FSK, si nevojë emergjente që i duhet Kosovës”, ka shkruar Gucati.