Veteranët e UÇK’së mblidhen te ura, për të kundërshtuar murin

16.12.2016 11:58:13

Një grup, prej rreth 100 veteranëve të UCK’së kanë dalë te ura e Ibrit, për të protestuar në kundërshtim të ndërtimit të murit që ndan pjesën Jugore me atë Veriore të Mitrovicës.

Raportohet për prezencë të shtuar të pjesëtarëve të Policisë, ndërkohë që veteranët nuk po lejohen ti afrohen murit.