Vetëvendosje fton koalicionin LDK-AKR-Alternativa për themelimin e qeverisë

13.06.2017 15:24:37

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti u ka bërë thirrje partive të koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe deputetëve të koalicionit PDK-AAK-Nisma për themelimin e qeverisë së re.

 

“Ftojmë të gjitha subjektet politike të koalicionit LAA dhe të gjithë deputetët brenda koalicionit PAN që të na bashkohen në tryezë për të diskutuar për themelimin e qeverisë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se më 11 qershor, Lëvizja Vetëvendose doli të jetë partia më e madhe në vend, dhe se dy koalicionet e tjera pësuan humbje të thellë.

“Ne jemi të gatshëm për ndërtimin e një qeverie të re të udhëhequr nga LVV”, ka thënë Kurti.