Vetëvendosje nesër tubim kundër klanit “Pronto”

09.09.2016 22:05:36

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që t`i bashkohen tubimit të nesërm për t`u mobilizuar, siç thonë ata kundër klanit “Pronto”.

“Ftojmë qytetarët të bashkohen në tubimin e nesërm. Mbi një vit rezistencë rezultoi me fitore ndaj klanit “Pronto”. Mobilizimi vazhdon…”, ka shkruar VV.

Tubimi do të mbahet në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe fillon në ora 14:00.