Vetëvendosje pagoi sondazhin 1770 euro!

27.09.2016 12:41:43

Pas reagimeve të shumta për një sondazh të publikuar ditë më parë, sidomos reagimit të LDK-së ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, kjo e fundit pranon se ka paguar 1770 euro për disa pyetjet të cilat ata i kanë kontraktuar me UBO Consulting.

Sipas VV-së, LDK ka ripërtypur akuza e shpifje tashmë të njohura, që siç thonë ata, nuk e shpëtojnë dot nga humbja e vazhdueshme e përkrahjes nga qytetarët.

Tutje ata vlerësojnë se, frazeologjia boshe për politika zhvillimore, nuk e ndihmon dot një subjekt politik që gënjen për hapjen e 120 mijë vendeve të punës, dhe mosrealizmin e premtimit e zëvendëson me arrogancë e sajim të gënjeshtrave të reja.

Lexoni postimin e Vetëvendosjes: