Vetëvendosje pas Grabovcit, kërkon dorëheqjen e Thaçit dhe Veselit

19.08.2016 14:21:46

Lëvizja Vetëvendosje pas dorëheqjes së shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka kërkuar edhe dorëheqjen e presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Sipas Vetëvendosjes, pa dorëheqjen e siç i ka quajtur ajo, dy kokave të krimit, nuk mund të ketë drejtësi në Kosovë; nuk mund të ketë demokraci; luftë kundër krimit e korrupsionit dhe mirëqenie sociale e ekonomike, transmeton Indeksonline

Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë gjatë një konference për media se qeveritarët përmes punësimit të  familjarëve, kanë marr kontrollin mbi paranë publike.

“Arsyeja pse ata po i punësojnë të afërmit është sepse aty qarkullojnë shumë të mëdha të parasë publike”, ka thënë Haxhiu.