Vetëvendosje për demarkacionin

27.09.2016 14:59:16

Ymeri, në konferencën për media, ka thënë se për Lëvizjen Vetëvendosje, mënyre se si është bërë shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi është gabim dhe se kjo marrëveshje aktuale është e papranueshme.

“Komisioni për shënjimin e kufirit e ka kaluar mandatit e tij. Ky komision ka bërë gabime shumë. Kjo vij e re bënë cenim të integritetit të vendit. Metoda nuk është e drejt që është përdor për shënjimin e vijës. Marrëveshja është e papranueshme. Kosova duhet të ketë të shënjuar vijat kufitare, por që kjo duhet të bëhet në mënyrë të drejt dhe saktë”, ka deklaruar Ymeri.

Ymeri po ashtu ka shpalosur edhe disa kërkesa të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi.

“Hapat të cilët duhet bërë janë që: Kuvendi duhet ta themeloj një komision gjitha partiak dhe mbi partiak si dhe një komision hetimor për marrëveshjet. Kryeministri duhet të kërkoj nga Mali i Zi që ta ri-shikoj edhe një herë këtë marrëveshje. Kryeministri përmes një letre zyrtare, para se të kërkoj më shumë saktësi që ky proces mos të jetë problem për liberalizim. Të organizohet konferencë shkencore etj”, ka deklaruar Ymeri, raporton Zëri.