“Vetting”-u, Kushtetuesja rrëzon edhe padinë e Shoqatës së Gjyqtarëve

14.02.2017 11:09:45

 

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e Shoqatës së Gjyqtarëve të Shqipërisë që kundërshtonte ligjin e “Vetting”-ut.

Gjykata ka argumentuar së padia ishte e njëjtë me atë të Partisë Demokratike. “Ligji për rivlerësim të gjyqtarëve asnjë të drejtë ligjore. Në padinë e tyre, gjyqtarët nuk paraqitën asnjë prove të re”, – deklaron Gjykata.

Në 22 dhjetor, Gjykata Kushtetuese rrëzoi padinë e ngritur nga PD për të shfuqizuar “Vetting”-un, duke i hapur rrugë zbatimit të tij.

Në të vërtetë, dy shoqata të gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, kanë depozituar para disa kohësh një padi në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.