Autostradat njihen si rrugë shumë të rrezikshme për vozitje, por kjo duket se nuk i ka bërë përshtypje një shoferi që voziste veturën zyrtare.
Në një video që është dërguar nga një lexues, shihet vetura përpara që ec me shpejtësi marramendëse, pasi në këtë rrugë as nuk është hasur asnjë patrullë policie.
Lexuesi për ta demostruar shpejtësinë e veturës 3Z përpara ka lëvizur deri në 200 kilometra në orë, deri sa ka nënkuptuar që vetura tjetër ka shkuar edhe më shpejt.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 07:11 minuta.






































