Vetura godet për vdekje 13 vjeçarin në Skënderaj, policia jep detaje

29.12.2018 21:10:19

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e rëndë në Skënderaj, ku një veturë ka goditur për vdekje një 13 vjeçar.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për lajmi.net se aksidenti ka ndodhur diku rreth orës 14:30.

Siç ka thënë ai, një veturë ka goditur viktimën 13 vjeçar si dhe motrën e tij.

“13 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve.  Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30 në Skënderaj. Viktima ka qenë së bashku me motrën e tij. I dyshuari është arrestuar”, ka bërë të ditur ai.

Detaje të tjera rreth këtij rasti nuk dihen, teksa mbrëmë nga aksidenti i trafikut në Prishtinë  pësuan dy femra, dhe dy të tjera u lënduan rëndë.