Vetura nga e cila u vra Ivanoviq i përkiste një austriaku me prejardhje serbe

17.01.2018 16:07:33

Gjatë ditës së sotme mediat në Serbi kanë bërë të ditur origjinën e pronarit të cilit i përkiste vetura e gjetur e djegur, prej së cilës dyshohet se u vra lideri i SDP-së, Oliver Ivanoviq, mirëpo nuk kanë bërë publik emrin e tij.

Mediat atje bëjnë të ditur që vetura i përkiste një austriaku me origjinë serbe, i cili nuk jeton më, dhe tani pyetja kryesore që duhet të bëhet është se si arritën atentatorët deri te sigurimi i kësaj veture.

Vetura, nga e cila dyshohet se u qëllua për vdekje me armë zjarri lideri i SDP-së, Oliver Ivanoviq, u gjet e djegur  një kilometër larg vendit të ngjarjes.