VIDEO – EFEKTI I TAKSËS 100% ËSHTË MBI 65 MILION EURO

06.01.2019 21:46:24

Efekti i vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës 100% ndaj mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnja është mbi 65 milion euro, kështu thot drejtori i Doganës së Kosovës Bahri Berisha.

Ai ka thënë se importi ndaj këtyre dy vendeve ka shënuar rënie drastike derisa ka deklaruar se bazuar në projeksionin e Qeverisë për vitin 2018 dogana ka arritur të përmbush planin e të hyrave sipas trendeve në fushën e importeve.

‘Kemi një ritëm pozitiv, kemi diku rreth 20 milion më shumë se vitin e kaluar. Vitin e kaluar kemi mbledhe 1 miliardë e 121 milionë kurse këtë vit kemi rreth 1miliardë e 140 milionë. Efekt, të hyra ka pas edhe politika fiskale të cilat kanë hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti’ tha Berisha.