Kaluan 19 vjet nga lufta, e qindra kosovarë ende nuk kanë gjetur shenja nga më të dashurit e tyre.
Plaga e atyre që ende presin të gjejnë gjurmë e më të dashurit e tyre, është e rëndë. Tregime të tilla ka shumë në Kosovë.
Për më tepër, edhe më rëndë bëhet kur nënën që ia vranë serbët, e varrosi me duart e veta, por më pas paramilitarët e zhvarrosën trupin e saj për ta humbur e për mos ta gjetur kurrë. Kjo i ndodhi Mursel Tmavës nga Shipoli i Mitrovicës.