Video nga aksidenti i tmerrshëm në Podujevë, fëmijët që po luanin shpëtojnë mrekullisht

07.03.2020 16:54:27

Një vetaksident i rëndë ka ndodhur në fshtin Llugë të komunës së Podujevës mesditën e sotme.

Nga ky vetaksident kanë mbetur të lënduar katër persona si dhe në videon që ka siguruar Klan Kosova duket se si mrekullisht shpëtuan disa fëmijë që ishin duke lozur fare pranë vendit të ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Sot rreth orës 14:22, në fshatin Llugë -Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku (vetaksident). Një veturë ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Policia ka bërë vendshikimin, kurse personat e lënduar janë marrë nga ekipi mjekësor”, ka thënë ai.