Vidhen akumulatorët e gjeneratorëve në QKUK

10.01.2018 22:38:05

Në mëngjesin e së mërkurës gjeneratorit të energjisë elektrike dhe një tjetri prapa Kirurgjisë iu mungonin akumulatorët.

Menaxheri i kompanisë për siguri fizike në objektin e Qendrës kryesore spitalore të vendit, Xhavit Gashi, thotë se ata u vodhën, dhe informatën për mungesën e tyre kanë marrë në orën shtatë të së mërkurës nga shefi i ndërrimit të sigurimit.

Sipas tij hapësira prej 48 hektarësh që mbulohet nga kompania e sigurimeve ka bërë të pamundur që të rasti në fjalë të diktohet më herët.