Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve, 43 copë gjatë 24 orëve të fundit

28.01.2017 15:23:53

Në të gjithë vendin ka vijuar dorëzimi vullnetar iu armëve në kuadër të fushatës së ndërmarrë nga Ministria e Brendshme. kështu gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë dorëzuar: 43 armë zjarri, 15570 fishekë, 23 granata, 1 minë antitank, 2 kallëp tritol e fitil zjarrpercjelles. Më konkretisht:

Në Komisariatin e Policisë Kuçovë janë dorëzuar 24 armë zjarri, 23 granata, 2 kallëpe tritol, 1 minë kundratank dhe 8800 fishekë.

Dibër: Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë dorëzuar7 armë zjarri dhe 650 fishekë

-Në Komisariatin e Policisë Mat dorëzohen 5 armë zjarri dhe 630 fishekë.

-Në Stacionin e Policisë Klos dorëzohen 2 armë zjarri dhe 20 fishekë.

Lezhë: Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në Komisariatin e Policisë Lezhë 2 automatikë dhe 3500 fishekë.

Qarku Shkodër: Gjatë 24 orëve të fundit në Qarkun Shkodër dorëzohen gjithsej 7 armë zjarri, 2520 fishekë dhe konkretisht:

Në Komisariatin e Policisë Shkodër, 3 armë zjarri dhe 120 fishekë
Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, 2 automatikë, 1 mitraloz i lehtë dhe 200 fishekë

Në Komisariatin e Policisë Vau Dejës, 1 armë zjarri dhe 2200 fishekë

Krujë: Dorëzohen edhe 3 armë zjarri të tjera që mbaheshin pa leje si dhe 100 fishekë luftarakë.

Policia e Shtetit falenderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin në dorëzimin vullnetar të armëve, si dhe për thirrjen që ata iu drejtojnë banorëve të tjerë për të dorëzuar armët.

Policia e Shtetit edhe një herë iu bën thirrje të gjithë atyre që disponojnë armë pa leje në banesat e tyre t’i dorëzojnë pranë Komisariateve të Policisë brenda datës 30 Prill.