Vikend me diell, por mëngjese të ftohta

23.09.2016 19:06:33

Mëngjesi, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të jetë relativisht i ftohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Amplitudat në fushat barike do të shënojnë ngritje duke e mbajtur këtë gjendje stabile të motit. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Në bazë të ecurive sinoptike mot kryesisht i ngjashëm do të na shoqëroj deri në fund të këtij muaji, me temperatura kryesisht të ngjashme