Viktima e dhunës vdiq pasi iu vu zjarri, derisa po shkonte të dëshmonte në një gjykatë në Indi

07.12.2019 13:41:47

Ka vdekur në një spital të New Delhi, viktima që po shkonte të dëshmonte në gjykatë, por të cilën e ndaloi një grup që e mbyti duke ia vënë flakën.

Gruaja 23-vjeçare, nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra nga djegiet, që ia shkaktoi grupi kriminal, si pjesë e ty cilit ishin edhe dy që e kishin dhunuar më herët.

“Trupi saj ishte djegur rreth 95 për qind, ishte e pamundur të shpëtohej”, thuhet në departamentin e spitalit që trajton djegiet dhe ndërhyrjet plastike.

Deutsche Welle raporton se ajo ishte duke shkuar në gjykatë, ku ishte hapur çështja për dhunimet që përjetoi, por grupi e ndaloi në mënyrë që ta ndalonte vazhdimin e seancës.

Muaj më parë, një grua u ankua se e akuzuan nën kërcënimin e armës, ndërsa policia arriti t’i ndalojë dy nga përdhunuesit, derisa tre të tjerë ende nuk janë gjetur.

Ngjarja mizore, e kë vënë sërish Indinë në qendër të vëmendjes botërore, për shkak të dhunimeve të shumta që po ndodhin.