Viktima në Vlorë-person me rekorde të theksuara kriminale

15.01.2017 19:47:34

Refit Tore mbeti i vrarë gjatë një atentati me armë zjarri në zonën e Skelës në Vlorë, teksa autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.

Sipas policisë, 32-vjeçari që mbeti i vdekur ishte një person me precedent dhe rekorde të theksuara kriminale.

Ai u qëllua me kallashnikov brenda makinës së tij Mitsubushi me targa AA 606 ID. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor është duke analizuar kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendngjarjes për të identifikuar autorët. Hetimet janë duke vijuar edhe për të zbardhur shkaqet e këtij atentati me armë.