Visar Ymeri përsëri tregon se nuk e njeh shtetin për të cilin do kandidojë si kryeministër

09.10.2016 23:04:28

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri edhe sonte ka treguar ndarësi në përkrahje të përfaqësueses së Kosovës dhe kombëtares shqiptare në futboll.

Edhe pse Kosova ka luajtur nga ora 18 kundër Ukrainës, Ymeri sikur edhe në dy ndeshjet tjera, asnjë fjalë për Kosovën, derisa Shqipërinë e ka përkrahur edhe nga shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.

“Na ke bërë bashkë. Na ke bërë krenar. Do të na bësh fitues. Përpara Kombëtare!”, ka shkruar Ymeri.

Mirëpo, sikur edhe në postimin e parë kur të njëjtën ditë kishin luajtur edhe Kosova edhe Shqipëria dhe Ymeri nuk e kishte nxjerrë as edhe një shkronjë për Kosovën, edhe sonte “miqtë” e tij në Facebook e kanë kritikuar ashpër.

Më poshtë i gjeni disa nga komentet në llogarinë e Ymerit pas postimit për mbështetje të Kombëtares.