Vishaj i AAK-së paraqet fakte se aksionin me kravata e organizoi Vetëvendosje

26.12.2017 14:34:59
Sot është  mbajtur një aksion simbolik ‘humanitar’ me moton “Kryeministër na po vim met ndihmu”, ku njerëz ‘të vullnetit të mirë’ dërguan kravata kryeministrit, i cili ia ka rritur pagën vetes 100 për qind, e tani e merr 2950 euro.

 

Këtë aksion e ka iniciuar Kushtrim Mehmeti nga organizata Beyond the Wall.

Por, sipas anëtarit të AAK-së në KQZ, Binak Vishaj del se Mehmeti është përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje.

Vishaj ka publikuar një fotografi në Facebook, në të cilën shihet Mehmeti në një tubim të VV-së.

“Shoqëri civile apo përfaqësues partiak të VV, VV ngjyrën e ndërrojnë por zanatin se harrojnë, këto kollare dërgoji të ju në VV se edhe ju me të madhe jeni ka i mbani, vetëm nuk e di se a i dërgon te klani i M…, apo të klani i huliganëve qysh ju vete po i vlerëosni”, ka shkruar Vishaj.