Viti 2021 është vit ndjenjash të frikës , të pritjës dhe të lumturisë?!

02.01.2021 01:23:01

Nga Skënder MULLIQI

Lajmet e mira për vaksinën po i përcjellë frika e ndonjë paraqitje tjetër të rrezikshme , më të tmershme për njerëzimin së Corona Virusi.Kaluam një vit pa përqafime ndoshta për shumë familje edhe natën e vitit të ri.E lam mbrapa një vit që shumë e zvetnoi optimizmin , më fotografinë e zymtë që mori bota nga corona.Por, çdo rënje duhet të këtë edhe një ringritje të re të domosdoshme.Ajo që na pret në vitin që sapo kemi hy, janë përzirje ndjenjash të frikës , të pritjës dhe të lumturisë ,së kur do të jetojmë pa virusin ,që mori shumë jetëra njerëzish në botë, e në Kosovë që na intereson më shumë.Sigurisht së edhe kategorizimet shoqërore ndërmjet të varferëve dhe të pasurëve është thelluar edhe më shumë .Pamë së corona bëri që të shtohet edhe dhuna në familje më shumë së kurrë më parë në Kosovë.Zhvillimi njerëzor për të parën herë në histori shënoi rënje.Kur bota po mendon dhe është e preukopuar në pandemi, shumë çka në klimë dhe rreth bote po ndryshon, jo edhe pa fajin e atyre që po bëjnë eksprimente të rrezikshme . Ne vitin 2020 ka dominuar lufta kunder COVID 19, që qendrat e ndryshme spitalore i ka gjetur të pa përgatitura në mbarë botën , e ne vendet e varfëra dhe të vogla si Kosovën edhe më shumë.Thuaja krejt vitin u veprua dhe u punua në kushte të jashtëzakoshme .Ne këto kushte është duke u punuar edhe në start të vitit 2021.Rrjeti i gjerë i zyrave te UNDP në mbarë botën janë mobilizuar si strukturë e fortë në përkrahje për të shpëtuar njerëzit në luftë kunder virusit.Mjete janë ndarë nga kjo organizatë edhe për institucionet tona të shtetit, që e kan bërë më të lehtë luftën kunder murtajës të shekullit .Sigurisht së edhe mjekët dhe përsoneli tjetër shëndetësor ka bërë punë titanike , gjatë kësaj përiudhe në përballje më pandeminë .Kanë marrë përvoja të reja për krizat e ardhshme të mundshme .Sektorit shëndetësor , i duhet modernizimi , ku janë të nevojshme ndihmat e jashtme për reformat e dimosdoshme , që ate ta bëjnë shumë më efikase së deri më tash.Sikur që nevoitet bashkëpunimi më sektorët e tjerë në mënyrë horizontale dhe vertikale , që është natyrisht sfidë e re.Edhe kur bëhët fjalë për sistemin e informacionit, sigurisht së informimi duhet të jetë shumë më efikas , më i shpejtë dhe më korrekt.Se kur do të fillon vaksinimi i paralajmëruar edhe në vendin tonë , mbetet të shihet dhe kjo mvarët edhe prej angazhimeve tona.Kosova po shkon në zgjedhje të reja nacioanale ende pa u larguar pandemia , kur kërkohet angazhim që të bëhët në sigurimin e vaksinës .Por, që orjentimi i partive politike gjatë këtyre 40 diteve do të jetë karshi zgjedhjeve, e që natyrisht së çdo ditë , javë dhe muaj është i gjatë për popullatën dhe nevojën që ata kanë për tu dalë në ndihmë…