Vitia jep detaje për gjendjen e Albin Kurtit: Analizat treguan se nuk është asgjë serioze

26.02.2019 19:39:31

Kryetari i degës së VV-së në Prishtinë dhe bashkëpunëtori i Albin Kurtit, Arben Vitia ka bërë të ditur se kujdesi mjekësor për të parin e Vetëvendosjes është në nivel.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Vitia ka shkruar se analizat treguan se nuk ka asgjë serioze.

Ai ka bërë të ditur se Albin Kurti do të qëndrojë në spital deri nesër, transmeton Telegrafi.

“Fatmirësisht, analizat treguan se nuk është asgjë serioze. Albini është ende në spital. Edhe pse ai po shpreh dëshirën të dalë qysh sot, do të duhet të rrijë këtu deri nesër. Le të bisedojë sot me pacientët e tjerë e me punonjësit shëndetësorë, në dhomat e zakonshme të klinikës infektive ku është shtruar”, ka shkruar Vitia.

Ndryshe, Kurti ishte shtrirë në Klinikën Infektive sot në mëngjes, për shkak të një infeksioni gripal.