Vitia s’ka datë kur vijnë vaksinat: Po vazhdojnë negociatat me kompanitë prodhuese

18.04.2021 20:15:39

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia thotë se po vazhdojnë negociatat për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19. Tha se procesi i vaksinimit do të intensifikohet muajin e ardhshëm, atëherë  kur pritet të vijnë dozat tjera të vaksinave, pa dhënë ndonjë datë se kur mund të vijnë vaksinat.

“Negociatat me prodhuesit e vaksinave po vazhdojnë dhe janë në rrugën e duhur, po ashtu vaksinimi po vazhdon dhe do të intensifikohet gjatë muajit maj me arritjen e vaksinave të tjera”, tha ai.

“Ekipi negociues për sigurimin e vaksinave është profesional dhe është duke e bërë punën e vet”, tha ai.