Vizioni-i  «Fondit të qendrave kulurore shqiptare në Zvicër»

23.11.2019 20:05:32

Nga Ahmet Asani

Është edukimi dhe frymëzimi i rinisë shqiptare në Zvicër me gjithë pasurinë shpirtore që ka kultura kombëtare shqiptare, në menyrë që një ditë rinia e diasporës të jetë e gatshme të bëjë vet plane e projekte për këthim nga diaspora në atëdhe, me VIZION e MISION të ndërtimit e forcimit politik e ekonomik të shteteve e trojeve tona etnike shqiptare!

Mendojmë se ky Vizion – ky qëllim mund të arrihet vetëm nëpërmjet QENDRAVE KULTURORE SHQIPTARE, Qendra këto të cilat mund t`i ndërtojmë bashkërisht si mërgatë!

MISIONI

Misioni i „Fondit të Qendrave Kulturore Shqiptare në Zvicër“ në tekstin e mëtejmë („FONDI i QKSHZ“) eshte  ngritja apo ndertimi  i Qendrave Kulturore Shqiptare nëpër Kantonet e Zvicrës. Ky mision do te arrihet nga grumbullimi i anëtarësisë dhe donacioneve të mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër dhe jasht sajë, si dhe të miqëve tanë në Zvicër e jashtë sajë!

Lartësia e anëtarësisë në „FONDIN e QKSHZ“ është 60 Sfr/vit, shumë kjo e vogël por që mund të kryej punë të mëdha!

Është kohë e fundit që mërgata shqiptare në Zvicër, të veproj e bashkuar rreth idesë së ngritjes dhe ndërtimit të Qendrave Kulturore Shqiptare nëpër gjitha Kantonet e Zvicrës ku eshte e nevojshme te ketë Qendra Kulturore!

Jemi te bindur thellë që suksesi i Komunitetit – Bashkësisë Shqiptare në Zvicër , do të inkurajojë edhe mërgimtarët tjerë nëpër shtetet e ndryshme të Europës e botës!
Suksesi i Bashkësisë Shqiptare të Zvicrës është sukses i gjithë diasporës dhe kombit shqiptar në përgjithësi!

Është kohë e fundit që të gjithë sa jemi, të japim maksimumin e energjisë shpirtrore e mendore! Kur të arrijmë që në nivel të Zvicrës, nëpër Kantonet e komunat e ndryshme të Zvicës, t`i kemi  1000 anëtarë aktiv të  «FONDIT të QKSHZ», atëherë  mbetet që secili të bindë nga 100 mergimtarë që të bëhemi 100.000 kontribues te rregullt.  Me 100.000 kontribues, pa i llogaritur donatorët, vetëm nga kontributet e anëtarësisë do të grumbullohen rreth 6 Milion Sfr për çdo vit! Me një buxhet të rregullt vjetor prej 6 Milion Sfr, pra vetëm nga anetarësia vjetore , pa i llogaritur donacionet, mund të ngritet e ndërtohet çdo vit nga një Qendër Kulturore në Zvicër.

Është paraparë që daljet vjetore të „FONDIT të QKSHZ“ për çështje organizative, të mbulohen nga Kompanitë e ndryshme sponsorizuese.

Qendra e parë Kultrurore Shqiptare do të ndërtohet në kantonin i cili tregon vullnet dhe gadishmëri të përqafojë Vizionin e «FONDIT të QKSHZ» , kanton ky i cili është i organizuar ose i gatshëm të organizohet e veproj si Bashkësi Shqiptare (Komunitet Shqiptarë) në nivel të kantonit përkatës.

Kur një ditë në pjesën më tê madhe të Kantoneve të Zvicrës të kemi Qendra Kulturore  Shqiptare, atëherë mund të themi se mërgaten shqipare të Zvicrës e kemi të organizuar si Komunitet Shqiptar – Bashkësi Shqiptare!

Të bashkuar rreth Vizionit të QENDRAVE KULTURORE  SHQIPTARE, mund ta shpëtojmë të ardhmen tonë – Rininë dhe Atdheun!

«FONDI I QENDRAVE KULTURORE SHQIPTARE NË ZVICËR»

„FONDS der AKZS“

Adlikertrasse 255

8105 Regensdorf/ZH
Tel: +41 44 506 52 22
E-Mail: fondi.qksh@gmail.com

Mobil: +41 76 388 09 5