Malaria është një infeksion i cili paraqitet në zonat tropikale.
Krahas kësaj, brenda këtij viti në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë paraqitur dy raste me malarie.
Gjurmët e këtij infeksioni, janë paraqitur në Kosovë gjatë kësaj jave, ku një pacient nga Gjakova ka pasur ethe, temperaturë, dhimbje të muskujve e të barkut.
Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani tregon se këto janë simptomat e malaries.
Ai sqaron se pacienti i lindur në vitin 1994, kishte qenë paraprakisht në Nigeri.
Mirëpo ky nuk është rasti i vetëm që gjatë vitit 2018 është infektuar me malarie.
Gjendja e pacientëve është stabile. Megjithatë, Ramadani sqaron se pacientët që kanë simptomatologji të tillë, duhet të paraqiten te mjeku.
Nga malaria rezultojnë të prekur rreth 500 milionë njerëz në botë dhe rreth 2 milionë të vdekur çdo vit.