Vjedhin aparatet e fotokopjes nga shkolla

14.09.2016 14:21:12

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Beleg të Pejës, një mashkull shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shkollës dhe nga aty kanë arritur të vjedhin dy aparate të fotokopjes në vlerë prej 1300€.

Në njoftim të Policisë thuhet se njësitë policore janë duke hetuar rastin.