Vjedhje në një shkollë fillore në Tetovë

05.01.2017 13:53:42

Vjedhje në shkollën fillore “Përparimi” në Reçicë të Madhe kanë kryer autorë të panjohur natën mes të martës dhe të mërkurës. Vlerësohet se është shkarkuar dëm prej 44.000 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informon zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski, plaçkitësit kanë hyrë në shkollë pasi me dhunë e kanë hapur dritaren në përdhes.

“Pastaj kanë hyrë në zyrën e drejtorit dhe e kanë marrë shtëpizën e kompjuterit, dy printerë dhe tre tonerë, ndërsa e kanë aktivizuar edhe aparatin zjarrfikës me të cilin e kanë spërkatur tërë hapësirën. Nga hapësira e mësimdhënësve kanë marrë një shtëpizë kompjuteri dhe disa sende të tjera me çka, sipas drejtorit të shkollës H.A (50) nga Tetova, kanë fituar dobi pronësore prej 44.000 denarë” deklaroi Josifovski.

Policia ka kryer ekspertizë dhe punon në zbulimin e autorëve.