Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pak minuta më parë me anë të një shkrimi në Facebook ka paralajmëruar ndryshime në qeveri,
Mustafa ka theksuar se LDK do të kërkojë që Qeveria të jetë e gatshme të bëjë rikonfigurime dhe ndryshime në çdo kohë për ata që nuk e kuptojnë rendin qeverisës dhe disiplinën qeverisëse, duke iu referuar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt.Pas kësaj deklarate të Mustafës ka ardhur reagimi i deputetit të AAK-së, Rasim Selmanaj.
Selmanaj në një prononcim ka theksuar se pas këtij zhvillimi të ri, AAK-ja duhet të ulet dhe të marrë një qëndrim.” Për mua personalisht është një zhvillim i ri dhe të presim se si do të shkojë ky proces. Mendoj se na duhet me ul si parti dhe me pas një qëndrim rreth këtij zhvillimi”
Kujtojmë se shpallja e kandidaturës për president nga ana e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sjellë zhvillime të reja në skenën politike kosovare.Ai po kundërshtohet hapur nga partnerët e koalicioniit, LDK dhe NismaSocialdemokrate.Ishte kryetari i NismaSocialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili dje pas mbledhjes ndërmjet partnerëve të koalicionit deklaroi se tani nuk është koha të flitet për postin e Presidentit.
Haradinaj pak ditë parë shpalli kandidaturën e tij për president pas publikimit të aktakuzave të Gjykatës Speciale për presidentin Thaçi.Ai kandidimit e tij për këtë post po e arrsyeton me faktin se nëse konfirmohen këto aktakuza, vendi nuk duhet të mbesë pa vendimarrje.








































