Ndonëse ishte në fund të listës së LDK-së dhe kishte numrin 81, Vjosa Osmani, mbetet femra më e votuar në zgjedhjet e 11 qershorit me 64 mijë e 131 vota. Pas saj me numër më të madh të votave vjen deputetja nga Vetëvendosje Aida Dërguti me 32 mijë e 463 vota.
Pas Dërgutit si më e votuara vjen kryetarja e Gjakovës dhe Alternativës Mimoza Kusari-Lila me 20 mijë e 557 vota. Albulena Haxhiu nga VV-ja ka marrë 19 mijë e 524 vota. Pas Haxhiut vjen deputetja Sala Berisha-Shala me 17 mijë e 432 vota.
Edhe Donika Kadaj Bujupi nga AAK-ja, hyn në mesin e femrave më të votuara në këto zgjedhje, pasi që ka marrë 15 mijë e 894 vota. Pas Bujupit me numrin më të madh të votave është deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu, e cila ka marrë 15 mijë e 853 vota.
Ndërsa deputetja e PDK-së e cila ishte pjesë e Kuvendit në mandatin e Kaluar Ganimete Musliu, ka arritur t’i marrë 11 mijë e 673 vota. Pas saj radhitet deputetja nga AAK Time Kadriaj, e cila ka arritur të marrë 11 mijë e 535 vota dhe Besa Baftiu me 10 mijë e 123 vota.
E deputetja e LDK-së Teuta Rugova, e cila jo rrallë është kritikuar si një nga deputetet më pasive të Kuvendit, ka arritur të marrë 10 mijë e 7 vota.
Ndërkaq deputetja e cila ka hyrë në garë për herë të parë Evgjeni Thaçi-Dragusha, ka arritur t’i marrë 9 mijë e 475 vota, duke i lënë prapa deputeten Blerta Deliu-Kodra nga PDK, e cila ka marrë vetëm 8 mijë e 658 vota.
Valentina Bunjaku –Rexhepi ka marrë 8 mijë e 683 vota. Edhe Lirije Kajtazi ka marrë 7 mijë e 904 vota. Mexhide Mjaku –Topalli ka marrë 7 mijë e 642 vota, pasuar nga Fatmire Kollçaku e cila ka marrë 7 mijë e 614 vota.
Ndërsa Flora Brovina ka marrë vetëm 7 mijë e 544 vota. Pas Brovinës me numër më të madh të votave vjen Hykmete Bajrami me 7 mijë e 236 vota, pasuar nga Luljeta Veselaj-Gutaj me 6 mijë e 952 vota.
Edhe deputetja nga Nisma Albulena Balaj Halimaj, e cila ishte një emër i ri në këtë garë, ka arritur të marrë 6 mijë e 886 vota, duke i lënë prapa Safete Hadërgjonaj nga PDK me 6 mijë e 703 vota, Xhevahire Izmakun po ashtu nga PDK me 6 mijë e 668 dhe Besa Gaxherrin e LDK-së me 6 mijë e 568 vota.
Ndër emrat e votuar, që kanë arritur të hyjnë në listën e deputetëve janë dhe Shqipe Pantina nga VV me 6 mijë e 292, pasuar nga Drita Millaku e cila ka marrë 6 mijë e 285 vota.
Ndër deputetet e reja, të cilat për herë të parë do të ulen në Kuvendin e Kosovës, janë dhe Saranda Bogujevci, e cila ka marrë 5 mijë e 858 dhe Fitore Pacolli e cila ka marrë 5 mijë e 701 vota.
Ndërkaq deputetja Doruntinë Maloku-Kastrati, ka marrë vetëm 5 mijë e 699 vota, gjë që këtë e radhit në fund të listës sa i përket numrit të votave, që femrat kanë marrë në këtë garë, së bashku me Mirjeta Kalludrën nga LDK, e cila ka marrë 5 mijë e 651 vota.






































