Vjosa Osmani porosit vajzat: Suksesi është i garantuar për ato që nuk dorëzohen kurrë

06.03.2020 16:34:26

Osmani u premtoi mbështetje të pazëvendësueshme tw gjithë mësimdhënëseve e nxwnwsve.

Osmani deklaroi se një shtet nuk mundet të jetë i suksesshëm nëse nuk investon në arsim. Andaj kërkoi që fëmijët të mos dorëzohen kurrë, pasi siç tha ajo se suksesi është i garantuar.

“Pjesë më e mirë e aktivitetet ënjtë dita kur i vizitojë shkollat. Çdo mësues e arsimtar janë bazat e themelit ne arsim. Kam mësuar në çdo vend të botës se nuk ka vend të suksesshëm pa arsim të mirëfilltë. Roli i mësueses së parë është e pazëvendësueshme”.

“Mësoni nga mësuesit sepse së bashku me prindërit ata ndikojnë në ndërtimin tonë si profesionist dhe si njerëz”.

“Do ta kenë bashkëpunimin tonë çdo ditë dhe përkrahjen e Kuvendit. Jam e bindur se edhe Qeveria pajtohet se ata që investojnë në arsim ndërtohet shtet i suksesshëm”.

“Për vajzat e vogla kam një mesazh se kudo që synoni nuk ka sfidë që nuk keni me tejkalua do të ju shohim në majat e suksesit. Suksesi është i garantuar për ata që nuk dorëzohen kurrë”, u shpreh Osmani.

Drejtoresha e Arsimit, Shpresa Shala ua uroi 7 dhe 8 Marsin të gjithë grave dhe mësimdhënësve.

Gjatë ceremonisë për nderë të festës së 7 Marsit, u mbajtën aktivitete të ndryshme nga fëmijët e shkollës “Faik Konica“