Ishte një moment shumë interesant dhe simbolik kur u pa xhudistja jonë e njohur, Majlinda Kelmendi që kishte dalë për ta pritur zëvendëspresidentin Xho Bajden.
Qarkulloi një informacion, sipas të cilit, ishte ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku që kishte mundësuar që Majlinda Kelmendi të ishte sonte në aeroport.
Në fakt, sipas protokolit shtetëror, ishte përcaktuar Vlora Dumoshi që të ishte pjesë e ekipit që do të prisnin zëvendëspresidentin amerikan, Xho Bajden dhe bashkëshorten e tij, Xhill.
Megjithatë, Vlora Dumoshi, kishte hequr dorë nga mundësia për të pritur zëvendëspresidentin Xho Bajden, për t’ia dhënë këtë mundësi, xhudistes sonë të njohur, Majlinda Kelmendi.
Pra, Majlinda Kelmendin nuk e kishte sjellë në aeroport Vlora Çitaku, por këtë ia kishte mundësuar, Vlora Dumoshi, si gjest respekti, mbështetje dhe krenarie me këtë sportiste të njohur.