Vlora Dumoshi ia kujton Shpend Ahmetit projektet e realizuara kur ishte drejtoreshë e Kulturës

30.10.2017 00:52:39

Vlora Dumoshi, e cila gjatë qeverisjes së LDK-së në Prishtine ka drejtuar Drejtorinë e kulturës, ka reaguar ndaj një postimi të Shpend Ahmetit, i cili kishte krahasuar qeverisjen e tij me të LDK-së.

Në kundërshtim të atyre që thotë Shpend Ahmeti, dhe në argumentim të punëve të mëdha që janë bërë gjatë qeverisjes së LDK-së, znj. Dumoshi përmend disa nga punët dhe projektet e rëndësoshme që Drejtoria për kulturë…, kishte realizuar vetëm gjatë një mandati.

Ky është postimi i plotë i Vlora Dimoshit:

Shpend Ahmeti, me paske harruar edhe mu, Vlora Dumoshin gruan më të votuar ne Prishtine, që si Drejtoreshë e Derejtoriatit per Kulturë, Rini dhe Sport gjatë një mandati kam ndërtuar
47 terrene sportive nëpër lagje
11 kënde të lodrave për fëmijë
4 fusha tenisi në Taukbashqe
10 kënde të lodrave 
Restaurimin e Xhamisë së Çarshisë
Restaurimin e Hamamit të Madh
Qendrën rekreative e fëmijëve me 13 shtëpiza
Bibliotekën e Qytetit Hivzi Sylejmani ne Dardani
Renovimin e Teatrit DODONA
Pajisjen e Bibliotekës Hivzi Sylejmani me 7,629 ekzemplarë librash
Pajisjet për Arkivin e Prishtinës
Varrezat e Dëshmorëve
Furnizimin me libra për bibliotekën e qytetit dhe shkollat
KUDO – art në hapësira publike
Dhe subvienconova qindra libra gjate nje viti!
Mirëmbrëma…ose miremengjes Shpend!
Për ne, për dallim prej teje per ne flet bota reale, se ne e beme shtatoren e Ibrahim Rugoves dhe do ta bejme shtatoren e Adem Jasharit, e ti vazhdo merru me botën virtuale!