Vlora Dumoshi thotë se LDK është parti e punës dhe shpresës

Vlora Dumoshi ka komentuar sondazhin e shumëpërfolur, duke pohuar se LDK nuk fshihet pas sondazheve.

Në një postim në facebook, znj. Dumoshi ka aluduar te fermot e dhunshme të vërejtura gjatë protestave të dhunshme, dhe ka theksuar se LDK nuk ka nevojë për to.

Duke u shprehur për LDK-në znj. Dumoshi ka theksuar se konfirmon përkrahjen e qytetarëve, që po vërehe edhe në tubime me rastin e 27 vjetorit të  degëve të saj.

“Të dashur miq,

LDK nuk fshihet pas sondazheve, por e konfirmon përkrahjen qytetare me tubime masive publike si ky i sotmi që u mbajt me rastin e kremtimit të përvejtorit të 27-të themelimit së Degës së III në Prishtinë.

LDK nuk ka nevojë për molotovë, djegie policësh, sulme mbi shtëpi private e institucione, gaz lotsjellës për t’i motivuar përkrahësit e saj.

Ata janë njerëz të lirë që e duan vendin e tyre, që besojnë në vlerat e sprovuara për dekada të tëra e jo në trille të përkohshme politike.

LDK do të fitoj në Prishtinë dhe në Komunat tjera në zgjedhjet e sivjetme lokale, sepse është parti e shpresës dhe e punës për Kosovën.” – thuhet në pstimin e Vlora dumoshit të shoqëruar me foto.