Vlora Dumoshi uron Ardita Sinanin me rastin e zgjedhjes së saj kryetare e Preshevës

11.03.2017 12:20:32

Shefja e kabinetit të kryeministrit Mustafa, Vlorë Dumoshi ka uruar Ardita Sinanin me rastin e zgjedhjes së saj kryetar e komunës së Preshevës, duke e quajtur këtë zgjedhje lajm të mirë për qytetarët, komunën dhe për avancimin e rrjedhave politike në Preshevë dhe më gjerë

“Zgjedhja e Ardita Sinanit në postin e kryetares së Komunës së Preshevës është një lajm i mirë për qytetarët, Komunën, por edhe për avancimin e rrjedhave politike në Preshevë dhe më gjerë.
Presheva ka qenë gjithnjë prijëse e proceseve të rëndësishme emancipuese dhe progresive, që u vërtetua edhe me këtë zgjedhje.
Ardita Sinani është një zonjë e fortë, personalitet i kompletuar, e cila meriton përkrahjen e të gjithëve.
Urimet më të sinqerta!” – thuhet në urimin  e znj. Dumoshi.