Vlora Dumoshi: Zgjidhja e çështjeve vitale të qytetarëve lidhet me qeverisjen e Isa Mustafës!

17.03.2017 19:12:13

Vlora Dumoshi, në një postim në facebook, ka sqaruar se marrëveshjen për ndërtimin e fabrikës së ujit në Shkabaj e ka nënshkruar kryetari Mustafa, në cilësinë e kryetarit të komunës së Prishtinës, dhe se po ai e ka bërë përurimin e saj.

Në postimin e saj, znj. Dumoshi ka përmendur jetësimin e projektit për ngrohjen e qytetit, si dhe punët që janë kryer për fillimin e punës për termocentralin “Kosova e Re”.

“Pesë vjet më parë kryetari Mustafa e nënshkroi marrëveshjen për ndërtimin e Fabrikës së Ujit në Shkabaj. Sot, ky objekt u përurua nga njeriu që vuri themelet e jetësimit të tij

E jetësuam projektin për ngrohjen përmes koogjenerimit i cili do të ofrojë ngrohje për tërë banorët e kryeqytetit.

Gjatë Qeverisjes Mustafa u kryen të gjitha punët dhe pritet të filloj ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, e cila do të krijojë stabilitet të plotë të furnizimit me energji elektrike në tërë vendin.

Zgjidhja e çështjeve vitale të qytetarëve lidhet me qeverisjen e Isa Mustafës!” – thuhet në postimin e znj. Dumoshi.