Vlorë, digjen rëndë dy punonjës të OSHEE-së, po riparonin një defekt

24.07.2018 19:41:35

Dy punonjës të OSHEE-së në qytetin e Vlorës janë plagosur rëndë gjatë punës. Ata po punonin për të riparuar një defekt në nënstacionin elektrik të qytetit dhe për shkak të ngritjes së thikave për lidhjen e energjisë ndërkohë që ata po punonin, iu shkaktuan djegie të shumta në të gjithë trupin.

Dy punonjësit janë transportuar në QSUT, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ata ndodhen në gjendje të rëndë.