Vlorë, pastruesja vjedh mbi 400 mijë lekë në shtëpinë ku punonte

02.08.2016 11:41:23

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për vjedhje në dy banesa. Në prangat e bluve të Vlorës ka rënë Roza Rustemaj 53 vjeçe, pasi gjatë muajit korrik dyshohet se ka vjedhur 300 mijë lekë dhe 1 mijë euro, duke punuar si pastruese në banesën e 43-vjeçarit S.N. në lagjen “Pavarësia”.  Pas denoncimit nga pronari i banesës dhe hetimeve të para nga policia është arrestuar 53-vjeçarja.

Po gjatë ditës së djeshme, policia e Vlorës ka arrestuar edhe Arben Dule sërish për vjedhje në banesë. 30-vjeçari Dule dyshohet se ka vjedhur banesën e 32-vjeçares me inicialet M.D. në lagjen “24 Maji”, ku dyshohet se ka marrë një sasi parash prej 3900 euro dhe disa bizhuteri me vlerë.